Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka paralajmëruar sot se më 2021 synon të hyjë në tregun e Indisë.
“Vitin tjetër me siguri”, ka thënë Musk në një përgjigje në Twitter në një postim ku ishte paraqitur një mesazh në një fanellë “India e do Teslan”.
“Faleminderit për pritjen”, ka shkruar më tej ai.
Hyrja e Teslas në Indi u spekulua pikërisht në kohën kur kryeministri, Narendra Modi deklaroi se do të rritet fokusi në promovimin dhe prodhimin e automjeteve elektrike. l.k/abcnews.al