Tesla konfirmon S Plaid me tre motorë elektrik, del në treg vitin e ardhshëm

schedule15:55 - 24 Shtator, 2020

schedule 15:55 - 24 Shtator, 2020

Tesla ka konfirmuar se modeli i shumëpritur Model S Plaid, versioni më i ri dhe më i fuqishëm i kompanisë amerikane, do të dalë në treg në fund të vitit të ardhshëm.  Modeli S Plaid mundësohet nga tre motorë elektrikë, që mund të prodhojnë 1100 kuaj fuqi.

Sipas Tesla-s, makina arrin një shpejtësi deri në 96 km/orë në më pak se 2 sekonda, ndërsa përsa i përket shpejtësisë maksimale modeli arrin deri në 320 km. Përveç kësaj, S Plaid nuk është vetëm më i shpejti në poligon por edhe ai me autonominë më të madhe që sipas Tesla-s, arrin 836 kilometra, duke tejkaluar Lucid Air edhe në këtë fushë.

Modeli S. Burimi: Tesla

Prodhimi i parë i modelit S Plaid pritet të jetë afër fundit të vitit 2021 me një çmim që në Shtetet e Bashkuara do të fillojë me 140. 000 dollarë. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!