Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tersi i mallkimeve vazhdon, mbrojtësi i Real Madrid mbyll sezonin

schedule15:38 - 11 Maj, 2021

schedule 15:38 - 11 Maj, 2021

Dëmtimet nuk po i ndahen Real Madrid këtë sezon. I fundit që është ndalur është Ferland Mendy. Mbrojtësi i majtë francez, ka pësuar një dëmtim në pjesën e kyçeve të këmbës.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, “Los Blancos” njoftojnë se 25-vjeçari e ka mbyllur sezonin. Lojtari anësor po zhvillon sezonin e dytë me ekipin e Zinedine Zidane.

 

Ferland Mendy

Këtë sezon ia ka dalë të fitojë një fanellë titullari, por tashmë nuk mund të ndihmojë skuadrën në garën për fitimin e titullit kampion në Spanjë.

Mendy pati të njëjtin problem në muajin prill. Lojtari qëndroi 16 ditë jashtë fushave, duke humbur pesë ndeshje me kampionët në fuqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!