John Terry do të përballet në fundjavë me Jose Mourinhon. Ish-kapiteni i Chelsea kaloi vite fantastike dhe fitoi shumë trofe nën drejtimin e trajnerit portugez, ndërsa tani do të vihen kundër njëri-tjetrin nga pankinat respektive.
I pari është zëvendës trajneri i Aston Villa, ndërsa “Special One” drejton Tottenham. Terry nuk i kursen elozhet për trajnerin nga Setubali në deklaratën e dhënë për The Mirror, teksa tregon edhe detaje interesante nga aftësitë e Mourinhos.
“Jose ka qenë trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Çdo gjë që na thoshte në dhomat e zhveshjes realizohej në fushë. Nëse na thoshte që x ndeshje do ta fitonim 4-0 apo 5-0, ashtu ndodhte në realitet. Kishte aftësi për të parashikuar të ardhmen. Mendoj se nëse do t’i kishte thënë lojtarëve që do të niseshim për në hënë, do të ishim nisur ose të paktën do e kishim provuar“, thekson John Terry. /abcnews.al