Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim sepse më datë 6 nëntor bashkë me 6 persona të tjerë kanë qëlluar më armë zjarri në Yzberisht. Nga hetimet ka rezultuar se ai është autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. H., 24 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 06.11.2021, në Yzberisht, së bashku me 6 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë) kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:
– Më datë 18.11.2021 ka vjedhur një sasi parash dhe disa produkte në marketin e shtetasit V. U.;
– Më datë 22.11.2021 ka vjedhur disa sende me vlerë në magazinën e shtetasit P. E.;