Arben Mema 32 vjeç i cili terrorizoi një ditë më parë qytetarët që ndodheshin në shesh me veprime të pakontrolluara me makinë do të akuzohet për tre vepra penale.
Mema akuzohet për tentativë vrasje në rrethana cilësuese, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se nga testi i alkoolit ka rezultuar zero, ndërsa akoma nuk ka dalë përgjigja e analizës në gjak për të parë se sa ka qenë % e lëndës narkotike që ka konsumuar.
Ndër të tjera mësohet se nga kontrolli që është bërë në banesën e 32 vjeçarit të arrestuar nuk është gjetur asnjë gjë e jashtëligjshme./ e.su./abcnews.al