Ky është momenti i arrestimit të 45-vjeçarit, Arjan Ruvina mesditën e sotme në Elbasan. 45-vjeçari pas një konflikti në familje qëlloi me armë zjarri në ajër, duke terrorizuar lagjen.
Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar policinë, të alarmuar pas të shtënave. Ndërkohë, policia pas verifikimeve ka bërë shoqërimin e autorit. Nga të dhënat paraprake mësohet se autori ka qëlluar në ajër me kallashnikov pas një konflikti familjar.
“Në vijim të informacionit paraprak, pas kontrollit tē imtësishëm të territorit të bërë nga shêrbimet e policisë ne zonën ku ishte bërë telefonata, si dhe pas informacioneve të marra në rruge operative, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar që ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti familjar. 45-vjeçari është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme si dhe është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov”, njofton policia. g.v/abcnews.al