Terrorizoi fshatin, gjykata jep vendimin për Josif Kavajën

schedule17:18 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 17:18 - 28 Dhjetor, 2020

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 45-vjeçarin Josif Kavaja. Gjykata ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke e lënë në burg 45-vjeçarin.

Josif Kavaja terrorizoi fshatin Seltë të Elbasanit pak ditë më parë. Policia kishte marrë informacion se Kavaja mbante armë pa leje në banesë. Me ndërhyrjen pranë shtëpisë së tij, forcat e policisë u gjendën përballë të shtënave nga ana e 45-vjeçarit i cili fillimisht u arratis në pyll pranë banesës së tij.

Lexo edhe: U plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n, Josif Kavaja u dërgua në spital me makinë policie

Ndërsa më pas për 12 orë më radhë qëndroi i “ngujuar” në banesë. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm forcat RENEA ndërhynë në banesë për ta arrestuar dhe gjatë aksionit pati shkëmbim zjarri. Për pasojë Kavaja mbeti i plagosur.

Nga shkëmbi i zjarrit me policinë, 45-vjeçari mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për të marrë trajtim. /abcnews.al