Çështjet e terrorizmit dhe menaxhimi i kufirit, ishte tema diskutimit ndërmjet Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ambasadorit të posaçëm dhe Koordinatorit Kundër Terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Nathan Sales. Sipas Ministri Xhafaj në fokus të Policisë së Shtetit janë edhe çështje të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ndërkohë Koordinatori Sales tha se terrorizmi si një sfidë globale kërkon përkushtim dhe përgjigje të bashkërenduar e globale. Ai deklaroi se mes dy vendeve ka një marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë në vite per mbajtjen nën kontroll të elementëve të dyshuar si të përfshirë në luftëra në vende të treta, apo akte terrori. /abcnews.al