Terrori në Elbasan si në vitin 2015, si u ekzekutua 56-vjeçari që vrau komandantin, pas 12 orësh ngujim

schedule19:07 - 24 Shtator, 2020

schedule 19:07 - 24 Shtator, 2020

Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Elbasan e cila përfundoi me ekzekutimin e 71-vjeçarit Lefter Zhidru nga efektivët e RENEA-s, ishte pothuajse një skenar i ngjashëm me atë të ndodhur në Shkodër në vitin 2015.

Ruzhdi Arishta, 56-vjeç bërë një rezistencë për rreth 12 orë  ndaj efektivëve të RENEA-s dhe FNSH, duke qëndruar i izoluar në banesën e tij  në Obot të Ri. Arishta plagosi fillimisht fqinjin e tij për shkak të konflikteve për gardhin.

Kjo solli ndërhyrjen e forcave të policisë për të bërë të mundur arrestimin e tij. Pas rrethimit nga uniformat blu ai vrau me armë zjarri komandantin Simon Gjeta, pasi lëshoi në drejtim të këtij të fundit një breshëri plumbash tre prej të cilëve kapën Gjetën në qafë e kokë, duke i marrë jetën.

Pas kësaj, 56-vjeçari mundi t’i rezistojë policisë gjatë gjithë natës, duke derdhur ndaj tyre rreth 200 plumba, teksa qëndronte i fshehur në aneksin e shtëpisë.  Ndërsa, për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia, ai përdorte batanije dhe peshqir të lagur.

Pjesë e grupit negociator që tentoi të bindte atë të dorëzohej ishte edhe motra e tij, por Arishta deklaroi se nëse afrohej, do ta vriste edhe atë. Gjithçka përfundoi në mëngjes, rreth orës 07:00, kur forcat RENEA hynë brenda shtëpisë, duke e ekzekutuar 56-vjeçarin./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!