Djali i madh i presidentit amerikan Donald Trump, ka ironizuar në profilin e tij në Twitter me sekuestrimin e një autobusi më nxënës një ditë më parë në Itali.
Ndër të tjera ai shkruan: “Nuk arrij të imagjinoj se pse një vend nuk do njerëz të mirë si ky?”, duke iu referuar autorit të ngjarjes, me origjinë nga Senegali, por me shtetësi italiane. Menjëherë pas këtij mesazhi ai ka publikuar dhe lajmin për sekuestrimin e autobusit në Milano./abcnews.al