Terror në një familje në Bulqizë, 45-vjeçari rreh gruan dhe e kërcënon me jetë në sy të fëmijëve

schedule13:06 - 24 Nëntor, 2021

schedule 13:06 - 24 Nëntor, 2021

Një 45-vjeçar në Bulqizë është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar të shoqen dhe në sy të dy fëmijëve të tyre të mitur e ka kërcënuar për jetën. Policia bën me dije se materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

“Ushtroi dhunë fizike dhe kërcënoi për jetën bashkëshorten e tij, vihet në pranga 45 vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.K., 45 vjeç, banues në Shupenzë, pasi në banesë në prezencë dhe të fëmijëve të tij të mitur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kërcënuar për jetën.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia. /Abcnews.al