Terminali i ri i autobusëve në kryeqytet është tashmë gati. Autobusët që transportojnë qytetarët nga qytetet e juglindjes drejt Tiranës dhe anasjelltas prej disa ditësh janë stacionuar në zonën e Lundrës.
Linjat e transportit ndërqytas, që lidh Tiranën me Elbasanin, Librazhdin, Prrenjasin, Pogradecin, Korçën, Bilishtin dhe Ersekën, qw parë ishin të vendosur tek terminali provizor pranë “Qytetit Studenti” prej një jave operojnë në terminalin e ri.
Terminali, i cili ndodhet pranë Unazës së Madhe dhe autostradës Tirane Elbasan është ndërtuar në një hapësire prej 14 mijë metra katrorë dhe ka në dispozicion 65 vende për mjetet. Gjithashtu në ambjentet e terminalit ndodhet një stacion për sherbimin taksi dhe të linjave të transportit urban, të cilët transportojnë qytetarët drejt destinacioneve të tyre.
Qytetarët shprehen të kënaqur për terminalin e ri, pasi sipas tyre ofron kushte bashkëkohore.
Ka nga ata që ende nuk janë të informuar dhe kanë vështirësi për të lëvizur drejt destinacioneve të tyre për në Tiranë.
Për shoferët e linjave të transportit terminali i ri ofron kushtet që ju duheshin.
“Shumë mirë është, pastër dhe për njerëzit dhe punën tonë se rrinim më parë në shi dhe diell. Cilën linjë bëni ju? Bilishtin. Për ju eshtë me mirë që terminali është jashtë qendrës së Tiranës? Po më e lehtë është, se në shumë raste kur janë organizuar samite e evente kemi pasur vështirësi. Në këtë mënyrë shmangni dhe trafikunemi shumë më mirë këtu.”
Në terminalin e ri ka mjedise të hapura, me holle, salla pritje për pasagjerët, biletari, ambjente çlodhëse për qytetarët dhe sherbime të tjera për të konsumuar ushqim..
Në terminalin lindor gjenden gjithashtu linjat ndërkombëtare të autobusëve drejt Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë./abcnews.al