Tërmeti vdekjeprurës, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë niset drejt Sirisë

schedule22:35 - 9 Shkurt, 2023

schedule 22:35 - 9 Shkurt, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë njoftoi të enjten në llogarinë e tij në Twitter se ai është nisur për në Siri, e cila u godit të hënën si Turqia fqinje nga një tërmet i fuqishëm, numri total i të vdekurve tashmë i kalon 20,000.

“Unë jam rrugës për në Siri, ku OBSH po mbështet ofrimin e kujdesit bazë shëndetësor në zonat e prekura nga tërmeti i fundit, duke u mbështetur në punën tonë afatgjatë në vend,” shkroi Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Griffiths do të udhëtojë në Gaziantep në Turqinë jugore dhe Aleppo në Sirinë veriperëndimore. Gjatë kësaj vizite ai do të takohet edhe me autoritetet e kryeqytetit sirian, Damaskut.

Të mërkurën, kreu i OBSH-së kishte deklaruar në një konferencë për shtyp se me këto kushte atmosferike dhe pasgoditjet që vazhdojnë, ne po luftojmë kundër kohës për të shpëtuar jetë.

“Njerëzit kanë nevojë për strehim, ushqim, ujë të pijshëm dhe kujdes mjekësor për të trajtuar lëndimet e shkaktuara nga tërmeti, por edhe për nevoja të tjera shëndetësore”, shtoi ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!