Tërmeti, Nikolla krah Turqisë: Solidaritet, kurajo e forcë për të përballuar pasojat

schedule09:45 - 6 Shkurt, 2023

schedule 09:45 - 6 Shkurt, 2023

SHQIPËRI- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përcjellë mesazh ngushëllim për popullin turk pas tërmetit shkatërrues të ditës së sotme, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën qindra persona. Ajo thotë se Shqipëria është pranë popullit turk në këto momente të vështira.

“Të gjithë jemi të tronditur e hidhëruar nga lajmi për tërmetin shkatërrimtar në disa qytete të Turqisë Juglindore, për mbi pesëqind viktimat që humbën jetën, të lënduarit e të bllokuarit si edhe rrënimin e banesave të shumta. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, ndaj dhimbjen me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Mustafa Şentop, me familjet e viktimave e të të dëmtuarve dhe popullin turk. Lutemi për ju dhe ju jemi pranë në këto ditë të rënda. Solidaritet, kurajo e forcë për të përballuar pasojat e kësaj goditjeje të natyrës”, thuhet në reagim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!