Tërmeti në Turqi, pezullohet mësimi për dy javë në provincat e prekura

schedule21:10 - 7 Shkurt, 2023

schedule 21:10 - 7 Shkurt, 2023

Të gjitha shkollat në 10 provincat turke të prekura nga tërmeti i së hënës do të qëndrojnë të mbyllura për dy javë. Lajmin e njoftoi ministri i Arsimit të Turqisë, Mahmut Öze, vendim i cili vjen një ditë pas atij të parit, ku njoftohej se shkollat në mbarë vendin do të mbylleshin për një javë.

Presidenti turk Erdogan shpalli të martën një gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provincat e goditura nga tërmetet. “Bazuar në autoritetin që na jep neni 119 i Kushtetutës, ne vendosëm të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Erdogan në Qendrën Shtetërore të Koordinimit të Informacionit në Ankara.

Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në një konferencë për shtyp të martën se numri i të vdekurve në Turqi ka shkuar në 5,434 ndërsa më shumë se 31 mijë kanë mbetur të plagosur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!