Tërmeti në Turqi, Erdogan shpall shtatë ditë zie kombëtare

schedule19:08 - 6 Shkurt, 2023

schedule 19:08 - 6 Shkurt, 2023

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli shtatë ditë zie kombëtare për shkak të tërmetit të fuqishëm që u mori jetën 1651 personave dhe plagosi mijëra të tjerë. Nëpërmjet një postimi në Twitter, lideri turk ka shkruar se flamuri turk do të ngrihet në gjysmështizë.

“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zie kombëtare për shtatë ditë. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë ditën e diel më 12 shkurt 2023 në të gjithë vendin dhe në zyrat tona përfaqësuese të huaja”, shkruan Erdogan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!