Prej disa ditësh tanimë ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimi është zonën e prekur nga tërmeti në Turqi, ku po punojnë me orë me radhe për gjetjen dhe nxjerrjen e trupave nën rrënoja.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se ekipit atje do t’i bashkohen edhe 5 mjekë të strukturave vullnetare.
Postimi:
Ekipit shqiptar i bashkohen dhe 5 mjekë të strukturave vullnetare të Mbrojtjes Civile për të ndihmuar ekipet e kërkim shpëtimit dhe ndihmës mjekësore, të cilët po punojnë ditë e natë për të shpëtuar jetët e njerëzve të ngelur në rrënoja.r.t/abcnews.al