Tërmeti me mbi 2300 viktima, Turqia raporton për të paktën 120 pasgoditje

schedule17:15 - 6 Shkurt, 2023

schedule 17:15 - 6 Shkurt, 2023

Të paktën 120 pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm të së hënës në Turqinë jugore, sipas një përditësimi nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD). Të paktën 2300 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm ndërsa janë plagosur mijëra të tjerë.

Tre nga pasgoditjet ishin me magnitudë 6.0 ose më shumë, duke përfshirë tërmetin masiv me magnitudë 7.5 që goditi 95 kilometra në veri të epiqendrës së tërmetit kryesor të mëngjesit. Pasgoditjet shtrihen për më shumë se 300 kilometra përgjatë zonës së prekur në Turqinë jugore.

Sipas raportimeve, numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2,318. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi është 1,498, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD). Numri total i të vdekurve në Siri është 820./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!