Tërmeti me 2100 viktima në Marok, Kina dhuron 200 mijë dollarë

schedule09:15 - 11 Shtator, 2023

schedule 09:15 - 11 Shtator, 2023

Shoqata e Kryqit të Kuq Kinez do të dhurojë 200,000 dollarë për Gjysmëhënën e Kuqe Marokene, pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin të premten mbrëma.

Shuma ka për qëllim financimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe marrjen e masave ndihmuese për viktimat e tërmetit, sipas China Daily.

Presidenti kinez Xi Jinping i shprehu ngushëllimet e tij mbretit të Marokut Mohammed VI, duke theksuar se ai ishte i tronditur nga numri i madh  i viktimave dhe dëmeve material.

Tërmeti shkatërrues me magnitudë 6.8 shkaktoi më shumë se 2,100 njerëz në Marok.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!