Japonia do të japë 1 milion dollarë ndihmë për Tajvanin për të mbështetur aktivitetet e shpëtimit dhe rimëkëmbjen nga tërmeti 7.4 ballë. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Jashtme Yoko Kamikaëa.
Kryeministri japonez Fumio Kishida postoi të mërkurën në mediat sociale se Japonia ishte e gatshme të ofrojë çdo ndihmë nëse kërkohet, duke e quajtur Tajvanin “mikun e rëndësishëm” të Japonisë dhe “fqinjën përtej detit”.
Shkalla e plotë e dëmit të tërmetit është ende duke u vlerësuar, me mbylljen e rrugëve dhe disa hekurudhave duke kufizuar aksesin në epiqendrën e tërmetit në kontenë Hualien. /abcnews.al