Të paktën tetë persona humbën jetën pasi një ndërtesë u shemb në Bangkok, Tajlandë, të premten, pas tërmetit të fuqishëm në Mianmarin fqinj, sipas një zëvendëskryeministri tajlandez.
Numri i njerëzve të bllokuar nën rrënoja është rritur gjithashtu, me ekipet e shpëtimit që ende punojnë për të gjetur 110 persona, shkruan CNN.
Të paktën 12 persona janë shpëtuar deri më tani, tha zëvendëskryeministri Anutin Charnvirakul.