Tërmeti katastrofik, mjeku turk që jeton në Shqipëri: Familjarët e mi u nxorën nga rrënojat

schedule17:13 - 7 Shkurt, 2023

schedule 17:13 - 7 Shkurt, 2023

Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile në Shqipëri ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri.
Drejtuesi i qendrës, Nebi Muçaj tha se kanë gati një ekip prej 10 personash me mjekë dhe zjarrfikës të specializuar për kërkimet nën rrënoja.

Pjesë e ekipit është edhe mjeku turk, Tanar Akdamar i cili jeton në Shqipëri. Akdanar vjen nga zona e goditur nga tërmeti i fortë dhe tregon se familjarët e tij janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa situata atje është shumë e rëndë.

Tërmeti me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter goditi Turqinë juglindore në kufi me Sirinë orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit, duke shkaktuar deri më tani mijëra viktima. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!