Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

schedule15:16 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 15:16 - 20 Dhjetor, 2023

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi Perunë të mërkurën, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Tërmeti, me epiqendër në rajonin Iray, ndodhi në një thellësi prej 93.4 kilometrash, tha USGS.

Për momentin nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Peruja, një nga vendet me lëvizjet më të mëdha sizmike në botë, ndodhet në zonën sizmike të Paqësorit, e njohur edhe si “Unaza e zjarrit e Paqësorit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!