Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter ka goditur ditën e sotme Kroacinë.
Centrali bërthamor Krško, ka pezulluar punën si pasojë procedurës së zakonshme në rast të katastrofave të mëdha natyrore, bënë me dije autoritetet.
Lexo edhe: Pamjet, shikoni shkatërrimet në Kroaci nga tërmeti i fuqishëm, disa të lënduar
Termocentrali është ndërtuar për të qenë rezistent ndaj tërmeteve shumë më të fortë se ato të regjistruara deri më tani në Slloveni apo Kroaci.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në Petrinja, ku për pasojë një fëmijë humbi jetën. Ndërkohë pjesa më e madhe e Kroacisë ka mbetur pa energji elektrike.
Shërbimet zjarrfikëse dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në terren.
/abcnews.al/