Tërmeti/ Dy ndërtesa të shembura në Turqi, rifillojnë kërkimet

schedule22:17 - 20 Shkurt, 2023

schedule 22:17 - 20 Shkurt, 2023

Dy ndërtesa janë shembur pas tërmetit me magnitudë 6.4 që ra në Turqi, me epiqendër në Defne të Hatay-t. Mediat turke raportojnë se ndërtesat u shembën në rrethin e Antakias. Ekipet e kërkim-shpëtimit që punojnë në rajon u dërguan menjëherë në këtë zonë. Një person u nxor i gjallë nga rrënojat dhe është dërguar në spital.

Ekipet vijojnë punën për të kontaktuar edhe tre persona të tjerë që mësohet se ndodhen nën rrënoja. Të paktën tre persona janë vrarë dhe 213 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të reja, sipas ministrit të Brendshëm turk, Suleyman Soylu. Të plagosur janë raportuar edhe në Siri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!