Në seancën dëgjimore për dëmtimin e institucioneve arsimore nga tërmeti, ministrja e Arsimit Besa Shahini në fjalës e saj theksoi se ka pasur një mobilizm të menjëhershëm për të kontrolluar shkollat të cilat pësuan dëme.
“Ka praktika të mira ku të shtunave zëvendësohen orët e humbura. Pas tërmetit Ministria e Arsimit u mobilizua për të vlerësuar shkollat e dëmtuara. Për shak të pasgoditjeve të shumta të pas tërmetit ka pasur shkolla që pësuan dëmtime të mëdha dhe kjo ishte arsye që u desh të bëhej një verifikim se cilat ishin saktesisht shkollat e dëmtuara. 273 objekte shkollore dhe universitare pa llogaritur konviktet, 56 prej tyre janë me dëmtime të rënda. E rëndësishme ishte sigurimi i nxënësve. 21 mijë nxënës që janë transferuar në shkolla pritëse, organizimi i transferimit nuk ishte i lehtë por u zhvillua më shpejtësi edhe falë mbështetjes së mësuesve. Gjithashtu janë ngritur 6 qendra të përkohshme mësimi, ndërsa për fëmijët në qendra të përkohshmë janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme”, deklaroi Shahini.
Më tej Shahini theksoi se në tre qarqet e prekura nga tërmeti janë organizuar mbi 120 punonjës psiko-social për të ndihmuar në përballimin e shqetësimeve emocionale. “Është hartuar edhe një plan veprimi për shkollat, është vendosur një përforcim specifikim për rastet e tërmetit duke u bazuar edhe te modelet italiane. Është vlerësuar se vlera totale e rikonstruksionit vlerësohet në masën e 83 mln euro. Ndërsa për rimëkëmbjen, trajnimet e mësuesve dhe transportin e nxënësve dhe gjithë procesin tjetër mbështetës do të kushtojë 12 mln euro dhe kjo shtrihet në një periudhë kohore 5-vjeçare”, tha Shahini./abcnews.al

