Tërmetet e njëpasnjëshme në Santorini, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Ishull 

schedule14:37 - 6 Shkurt, 2025

schedule 14:37 - 6 Shkurt, 2025

Prej disa ditësh Santorini është “mbërthyer nga paniku” i tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë goditur vendin. Si pasojë e kësaj, është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme.

Aktiviteti i pandërprerë sizmik në zonën detare mes Santorinit dhe Amorgos “detyroi” mijëra qytetarë të largoheshin nga ishulli.

“Bashkia Thira u shpall gjendje emergjente e Mbrojtjes Civile pas vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, Vasilis Papageorgiou, për adresimin e nevojave emergjente dhe menaxhimin e pasojave nga aktiviteti sizmik që ka ndodhur së fundmi në zonën e mësipërme. Kjo deklaratë do të jetë e vlefshme nga data 02.01.2025 deri në datën 3.3.2025”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!