Myrto Uzuni ka ngelur pa trajner, pasi drejtuesit e Granadas kanë marrë vendimin e papritur për trajnerin Roberto Moreno.
Tashmë tenkiku Moreno është zyrtarizht i shkarkuar nga drejtimi i skuadrës së sulmuesit shqiptarë, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Granadas në një komunikatë në faqen zyrtare të klubit.
Drejtuesit falënderojnë Morenon për përkushtimin e tij gjatë kësaj periudhe duke i uruar suksese në të ardhmen.
Trajner i përkohshëm i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Myrto Uzunit do të jetë tekniku i të rinjve të Granadas, Ruben Toresila.
Fatale për trajnerin 44-vjeçar spanjoll ishin 9 rezultatet negative radhazi, ku së fundmi mbrëmjen e djeshme Granada u mposht me rezultatin 3-1 në transfertë nga Valencia.
Comunicado | Robert Moreno deja de ser entrenador del Granada CF.https://t.co/DV8b0QinIo
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) March 5, 2022
/f.a/abcnews.al