“Tërmet” në Kosovë pas vrasjes së gruas shtatëzënë para spitalit

schedule10:59 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 10:59 - 1 Dhjetor, 2022

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se do të ketë dorëhejqe dhe shkarkime pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e spitalit të Gjinekologjisë.

Lexo edhe: Krimi mund të parandalohej, familjari i 35-vjeçares së vrarë: Do lindte nesër! Policia ka qenë në dijeni që kishin mosmarrëveshje

“Në momentin që do të verifikohet dështimi institucioni, hallka që ka dështuar, personi përgjegjës do të jap dorëheqje. Të gjithe në që jemi në pozicionet që mbajmë, kemi përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kompetencat janë të ndara, por iu garantoj që nëse shohim që ka dështu dikush, do të këtë dorëheqje, do të ketë shkarkim. Por ta keni parasysh, që edhe në rastet e kaluara janë kërkuar dorëheqjet dhe shkarkimet kur ka dështuar prokuroria. Asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim. Dhe kjo neglizhencë po i inkurajon kriminelët, vrasësit”, tha ajo para mediave.

Lexo edhe: E vrau ish-burri me foshnjen në bark, policia shkon te shtëpia e Hamidesë fatkeqe, familjarët nuk duan ta besojnë

Ministrja vuri në dukje se kur të bëhet reforma në drejtësi “nuk do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë që nuk i kryejnë detyrat e tyre”.

“Jam e bindur që në momentin që do të kemi reformën në drejtësi, nuk do të kemi prokurorë dhe gjyqtarë që nuk do t’i kryejnë detyrat e tyre”, tha Haxhiu.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën e 30 nëntorit, në oborrin e QKUK-së. Sokol Halili vrau ish-gruan e tij shtatzënë, e cila ishte në ditët e fundit të lindjes. 35-vjeçarja Hamide Magashi nga Lipjani u vra para Klinikës së Gjinekologjisë.

Lexo edhe: Vrau ish-gruan shtatzënë, Sokol Halili ende në arrati, viktima ishte me urdhër-mbrojtje nga gjykata

Prej disa muajsh ajo kishte pasur probleme me ish-bashkëshortin dhe ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje, teksa ishin edhe në proces divorci. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!