Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter ka tronditur pak minuta më parë ishullin Mitilini në Greqi, vetëm pak kilometra larg tokës turke.
Instituti i Gjeodinamikës në Athinë raporton se tërmeti kishte një thellësi prej 17 kilometrash dhe lëkundja pati epiqendër një zonë rreth 45 kilometra në jug-perëndim të ishullit.

Mediat turke raportojnë gjithashtu se lëkundjet u ndjenë edhe në zonë përreth Izmirit, ndërsa kjo tronditje konsiderohet si pjesë e tërmeteve pasuese të atij të tetorit të vitit të shkuar, i cili shkaktoi dhjetra të vdekur në Turqi.


