Prishtina i ka pritur shumë mirë frenimin e Ballkanit dhe Gjilanit. Skuadra kryeqytetasi nuk u përmbajt përballë Ferizajt, kundërshtar të cilit i shënoi tetë gola. 8-1 fituan djemtë e Armend Dallkut dhe tani renditen në vend të tretë me 44 pikë, dy më pak se Drita kryesuese.
Tre gola u shënuan në pjesën e parë, që u mbyll me avantazhin 2-1 të vendasve. Bardhekaltrit “e tepruan” në të dytën, duke realizuar edhe 6 gola të tjerë. Meriton Korenica shënoi një tregolësh, teksa dërguan topin në rrjetë edhe Januzi, Miftaraj, Krasniqi, Otto John dhe Uka.
Goli i Altin Ibrahimit në minutën e 17-të, shërbeu vetëm për barazimin e përkohshëm nga Ferizaj, që renditet e treta nga fundi dhe rrezikon shumë. /abcnews.al
Prishtina-Ferizaj 8-1
(Korenica 10’, 48’, 59’, Januzi 30’, Miftaraj 46’, Krasniqi (p) 65’, John 69’, Uka 78’ / Ibrahimi 17’)