Tërhoqi zvarrë një grua, pushohet nga puna oficeri i policisë

schedule09:04 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 09:04 - 29 Dhjetor, 2022

Një oficier policie është pushuar nga puna pasi ka tërhequr zvarrë një grua të prangosur. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

Ngjarja ndodhi më 17 nëntor kur oficeri i policisë Gregory Damon arrestoi një grua që po flinte jashtë një shtëpie dhe nuk pranoi të largohej. E njëjta grua u arrestua nga i njëjti polic për sjellje të ngjashme në tetor.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se gruaja refuzon të zbresë nga makina e patrullës kur ajo mbërriti në komisariat. Më pas shihet Damon duke e kapur për krahu, duke e tërhequr zvarrë nëpër garazh.

Ajo që ka rënduar në vendim ka qenë fakti se punonjësi i policisë  gjatë arrestimit ka bërë komente fyese dhe përçmuese për gruan që kishte arrestuar.

Polici kishte filluar punën në gusht 2016.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!