Tërhoqi firmën, Rexhepi: U mashtrova, më thanë se nuk do të jenë deputetët e “Të Majtës”

schedule22:38 - 8 Nëntor, 2021

schedule 22:38 - 8 Nëntor, 2021

Deputeti i partisë Alternativa në Maqedoninë e Veriut, Skender Rexhepi-Zejdi, sonte ka folur në lidhje me shumicën e re në Kuvend, dhe nëse do të votojë për rrëzimin e qeverisë.

I ftuar në “ClickPlus” në TV21, Rexhepi tha se është mashtruar nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Rexhepi deklaroi se Sela i ka thënë se deputetët e partisë “E Majta” nuk do të jenë pjesë e shumicës së re.

“Zijadin Sela më tha se nuk bëhet fjalë që ‘E majta’ të jetë pjesë e kësaj maxhorance. Mendova se BESA dhe PLD do të jenë në këtë shumicë, u mashtrova. Njerëzit që më kanë votuar nuk më kanë dhënë mandat që të ulem në të njëjtën tavolinë me ‘Të majtën’, e cila është një parti antishqiptare, anti-NATO dhe anti-BE”, tha Rexhepi.

Seanca për votëbesimin e qeverisë është caktuar për të enjten në ora 11:00, ndërsa nga partitë opozitare janë shprehur se iniciativa për rrëzimin e qeverisë do të mbështetet nga më shumë se 61 deputetë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!