Bota u shokua pasditen e djeshme kur mediat argjentinase raportuan vdekjen e Armando Diego Maradonës. Mesazhet dhe komentet ndaj legjendës së futbollit ishin të panumërta si dhe nuk mungoi një minutë heshtje para ndeshjeve të Champions League.
Trajneri i Marseille, Andre Villas-Boas, shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e 60-vjeçari pas humbjes në shtëpi kundër Portos. Përveç komenteve rreth ndeshjes, ai u ndal dhe tek lajmi i Maradonës dhe ka një sygjerim për FIFA-n.
“Unë mendoj se FIFA duhet të tërheqë fanellën me numrin 10 nga të gjithë ekipet në çdo kompeticion, në formë homazhi ndaj Maradonës. Do të ishte mënyra më e drejtë për të nderuar një nga futbollistët më të mirë të të gjithë kohërave”, deklaroi argjentinasi pas sfidës. /abcnews.al