Tërhiqet uji por jo pasojat, banori i përmbytur në Fier: Shyqyr që doli dielli që të ngrohemi

schedule10:50 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 10:50 - 13 Dhjetor, 2021

Vlora dhe Fieri janë përballur ditë e fundit më një situatë tejet të vështirë si pasojë e përmbytjeve pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa.

Edhe pse situata sot është drejt normalizimit dhe uji është tërhequr, pasojat janë shumë të ndjeshme tek banorët.

Një banor nga Ferrasi i Fierit bën thirrje për ndihmë duke u shprehur se uji në banesën e tij ka kaluar nivelin mbi 1 metër.

Në fjalimin prekës të tij, banori shprehet se sytë i kanë nga qielli dhe se pret të ngrohen në diell.

“Unë bëj thirrje kush të më ndihmojë, kush e dëgjon, qeveria tek ajo mbështetemi, edhe bizneset të na ndihmojnë. Emergjencat kanë qenë, kur erdhi uji nuk futej këmbë robi. Shyqyr që doli dielli që të ngrohemi, por çfarë do të bëjmë natën. Fëmijët i kemi të larguar gjithsekush punon për vete, nuk di çfarë të bëj gruan e kam me problem shëndetësore”, sipas banorit.
“Çdo vit që vjen lumi ato shkatërrohen, nuk bëjnë më, kemi fjetur në makinë, gruas i shkoi diabeti 300”, tha banori./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!