Tërhiqet uji, ngelet balta në Shijak, banorët: Rreziku na vjen nga dora e njeriut

schedule16:58 - 30 Janar, 2021

schedule 16:58 - 30 Janar, 2021

Nga Leonidha Musai

Banorët në Shijak baltën nuk e kanë vetëm në rrugë, por edhe brenda shtëpive. “Këtu është soba,  dy bufe në tokë”. Banorët në Shijak kanë humbur gjithçka. “Divanet, televizori atje prapë nga dhoma, një raft me rroba komplet. Atje prapë orendi një raft me gjëra elektrike”. Tashmë janë të pastrehë. “E sheh shtëpinë nuk llogaritet më kanë thënë është e pabanueshme” tha një tjetër banore. Ata që kanë ndërtuar pranë lumit Erzen, nuk është hera e parë që përballen me këtë situatë.

“Përmbytjet sic po e sheh, uji ka ardhur një metër. Shtëpitë janë ndërtuar, baba im ka lindur në këtu, gjyshi im këtu, shtëpitë janë ndërtuar 100 vite përpara breg lumit. Këto shtëpia nuk është se janë ndërtuar sot. Edhe ne kemi gabuar që kemi ndërtuar. E rrezikshme. Unë këtu kam lindur, ku do shkoj unë” tha një tjetër.

Fajtorë për ta nuk është natyra, por dora e njeriut. “Rreziku neve na vjen nga dora njeriut, sepse normalisht, HEC-et janë hap këto 15 vitet e fundit. Është e rrezikshme liqeni që është bërë atje.  E kanë kthyer lumin andej nga përroi nga Elbasani”.

Përmbytja i ka prekur edhe bizneset e tyre. “Ka 13 vjet që i paguaj taksa shtetit, jemi përmbyt disa herë, kanë ardhur për verifikime, asnjë gjë nuk na kanë dëmshpërblyer. Nuk është halli ushqimeve, por i gjërave që janë mufat”. Në lagjen Erzen në Shijak janë 19 banesa që kanë pësuar dëme të mëdha./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!