Michel Bastos i ka dhënë fund karrierës futbollistike. Braziliani i krahut të majtë u aktivizua me ekipe si Lyon, Lille, Schalke 04 dhe Roma, ndërsa vitet e fundit i kaloi në vendlindje.
America MG ishte klubi i fundit në karrierë dhe gjatë ditës së sotme ka ardhur edhe lajmi i tërheqjes. Bastos e mbyll me futbollin e luajtur në moshën 36-vjeçare, teksa numëron edhe 1 gol të shënuar në 10 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren braziliane.
“Shkova përtej asaj që kisha imagjinuar”, shkruante mes të tjerash Bastos në rrjetet sociale, duke dhënë edhe lajmin e tërheqjes nga futbolli. /abcnews.al