Politika e Milanit do të bazohet te lojtarët e rinj në moshë, por edhe eksperienca është e nevojshme. Kuqezinjtë nuk janë kompetitivë prej vitesh dhe lojtarët në moshë janë tepër të nevojshëm për të rritur nivelin e skuadrës, aq më tepër kur bëht fjalë për Zlatan Ibrahimovic.
Sulmuesi suedez erdhi me bujë në merkaton e janarit dhe ia doli të transformojë totalisht skuadrën. Ai ka shënuar katër gola dhe akordi i ri me Milanin është shumë afër. Gazzetta dello Sport raporton se Ivan Gazidis, CEO i kuqezinjve, është bindur t’i ofrojë një kontratë të re Ibrës.
Palët kanë rënë praktikisht dakord me lojtarin për rinovimin me një vit, teksa rrogë prej 4 milion eurosh në sezon. Tani ka mbetur të zgjidhet vetëm një problem në lidhje me 38-vjeçarin. Në stol pritet të ulet Ralf Rangnick dhe gjermani do të thotë fjalën e fundit në lidhje me Ibrahimovic. /abcnews.al