“Tërhiqem nga Wimbledon dhe Lojërat Olimpike”, Nadal merr vendimin drastik

schedule15:21 - 17 Qershor, 2021

schedule 15:21 - 17 Qershor, 2021

Rafael Nadal është një nga tenistët më të mirë në histori. Spanjolli, i cili ka fituar 20 Grand Slam në karrierën e tij dhe është rekordmeni i Roland Garros (13 herë fitues), festoi 35-vjetorin e lindjes pak ditë më parë.

Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, Nadal ka lajmëruar tërheqjen nga kompeticioni i Wimbledon (28 qershor-11 korrik) dhe Lojërat Olimpike të Tokios (23 korrik-8 gusht), vendim që lidhet me problemet fizike.

Përshëndetje të gjithëve, kam vendosur të mos marrë pjesë në turneun e këtij viti në Wimbledon dhe në Lojërat Olimpike të Tokios. Ky nuk është kurrë një vendim i lehtë për t’u marrë, por pasi dëgjova trupin tim dhe bisedova me skuadrën time, u binda që ky ishte vendimi më i mirë.

Kam si qëllim të zgjas karrierën time dhe të vazhdoj të bëj atë që më lumturon, domethënë të garoj në nivelin më të lartë dhe të vazhdoj të luftoj fort për objektivat profesionale dhe personale, në nivelin maksimal të konkurrencës“, shkruan legjenda spanjolle e tenisit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!