Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris tha se mbështet vendimin e presidentit Joe Biden, për tërheqjen e trupave amerikane në Afganistani.
Gjatë debatit presidencial kundër kandidatit republikan, Donald Trump, të transmetuar në ABC News, Harris deklaroi se kjo kishte një kosto për buxhetin e SHBA.
Nga ana tjetër, Trump u shpreh se kjo ishte tërheqja më e turpshme.
Kamala Harris: Jam dakord me vendimin e presidentit Joe Biden. Ai si president i ftoi talebanët, ai nuk vlerëson rolin dhe përgjegjësnë e presidentit të SHBA.
Donald Trump: Nëse ju shihni atë periudhë kohe, alebanët po vrisnin ushtarët ta në me snajper. Ata ishin forca ushtarake e Afganistanit, unë u përfshiva. Unë i thashë kreut të talebanëve, mos e bëj më, do kesh probleme. Për 18 muaj, nuk patëm probleme. Do ishim tërhequr më shpejt, nuk do kishim humbur ushtarë si ata. Marrëveshja ishte e përfunduar. Këta njerëz bënë tërheqjen më të turpshme./abcnews.al