Tërheqja e trupave amerikanë nga Afganistani, talibanët kontrollojnë 85% të vendit

schedule11:27 - 9 Korrik, 2021

schedule 11:27 - 9 Korrik, 2021

Talibanët tashmë kanë marrë në kontroll 85% të territoreve në Afganistan, sipas një deklaratë të një zyrtari taliban Shahabid Delaware. Forcat e huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po tërhiqen nga Afganistani pas gati 20 vitesh.

Ky veprim ka inkurajuar kryengritësit që të rimarrin kontrollin në shumicën e territoreve në Afganistan. Qindra forca afgane të sigurisë janë larguar në Taxhikistan duke ngritur shqetësime në Moskë dhe kryeqytetet e tjera se ekstremistët mund të arrijnë deri në Azinë Qendrore

Në një konferencë për shtyp të premten në Moskë, tre zyrtarë talibanë thanë se ata nuk ishin kërcënim për rajonin. Zyrtarët theksuan se talibanët do të bënin gjithçka  për të parandaluar që Shteti Islamik të vepronte në Afganistan dhe do të bënin çmos për të mos lejuar prodhimin e drogës.

Delegacioni i talibanëve tha  se të drejtat e pakicave etnike do të respektoheshin. Ministria e Jashtme e Rusisë u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në  konflikt në Afganistan të vetëpërmbahen. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!