Tërheqja e rusëve nga Kherson, Biden: Ushtria e saj po përballet me probleme të mëdha

schedule10:01 - 10 Nëntor, 2022

schedule 10:01 - 10 Nëntor, 2022

Ndërkohë që vazhdon ende numërimi i votave në zgjedhjet afatmesme në SHBA, presidenti Joe Biden gjeti kohën për të folur rreth luftës në Ukrainë,duke thënë se vendimi i Rusisë për të tërhequr trupat nga Kherson tregon se ushtria e saj po përballet me probleme reale, shkruan BBC.

Ai shtoi se e priste një vendim të tillë prej kohësh dhe se kjo do t’i lejonte të dyja palët të “rikalibrojnë pozicionet e tyre” gjatë dimrit. Humbja është e rëndësishme për Rusinë, sepse Kherson mbetet i vetmi qytet i madh që ka qënë në kontrollin e Rusisë që nga fillimi i luftës.

Rivalët politikë të Biden u zotuan të rishikojnë ndihmën ushtarake dhe humanitare të SHBA-së për Ukrainën. Dhe me republikanët që ka gjasa të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve , kjo do të jetë një çështjee diskutueshme si në Uashington ashtu edhe në Kiev.

/abcnews.al