Një ngjarje e aspak e zakonshme është regjistruar në Itali natën e shtunë, brenda ambienteve të një lokali.
Një 50-vjeçar shqiptar i cili ishtë bërë “tapë” sulmoi pronarin e lokalit dhe ofendoi klientët e pranishëm të cilët u tmerruan.
Sipas mediave italiane në përpjekje për t’u largua ai rrëshqiti dhe mori disa dëmtime në fytyrë, por kjo nuk e ndaloi që të dilte në rrugë dhe të bërtiste.
Në një moment oficerët e policisë kanë ndërhyrë, por shqiptari është nervozuar, duke marrë një qëndrim agresiv dhe të egër.
Më pak vështirësi efektivët kanë arritur t’i vendosin prangat dhe e kanë futur në makinë, por edhe gjatë rrugës 50-vjeçari ka goditur me shkelma xhamin e makinës.
Në fillim ai nuk pranoi të jepte emrin dhe ishte pa letra, po ashtu nuk kishte një banesë fikse.r.t/abcnews.al