Tërbohet Gattuso: Kjo ndodh vetëm në Itali, ne meritonim më shumë

schedule12:20 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 12:20 - 17 Dhjetor, 2020

Inter arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme kundër Napolit, ku të besuarit e Antonio Contes triumfuan me rezultatin 1-0 në “San Siro”. Trajneri i napoletanëve, Gennaro Gattuso, është shprehur shumë i irrituar pas sfidës me vendimin e gjyqtarit për të ndëshkuar me kartonin e kuq Insignen. Italiani gjithashtu deklaroi se ekipi i tij meritonte më shumë, por fati nuk ishte me ta.

“Kjo që i ndodhi Insignes ndodh vetëm në Itali. Unë e pashë se si arbitra Massa e komplimentoi Lorenzon se si po sillej dy minuta para se ta ndëshkonte me kartonin e kuq. Nuk mund ta nxirrni jashtë një lojtar dhe sidomos kapitenin e ekipit vetëm se përdori fjalë fyese ndaj jush pas një penalltie të dyshimtë.

 

Momenti kur Insigne ndëshkohet me karton të kuq

Në Angli dhe Skoci lojtarët i shajnë gjatë gjithë kohës gjytarët dhe asgjë  nuk ndodh. Kur unë isha lojtar vetë, gjyqtarët na kuptonin për këto situate, por nuk mund të lësh një ekip me 10 veta vetëm për këtë veprim”, deklaron italiani.

“Interi? Ishte një lojë taktike dhe sipas këndvështrimit tim ne bëmë një ndeshje të madhe. Napoli meritonte më shumë sonte, por duhet të shënonim, gjë që të cilën nuk e bëmë. Edhe po të kishim qëndruar gjithë natën, as me dorë topi nuk do ta kalonte vijën fatale. Për fatin tonë të keq nuk ishim me fat. Dëmtimi i Mertens? Ka një problem te kyçi i këmbës, por do të shikojmë përgjigjet e testeve”, përfundon Gattuso. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!