Dy persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e dallgëve të forta në një zonë bregdetare në Afrikën e Jugut. Mediat e huaja shkruajnë se dallgët që arritën një lartësi deri në 9.5 metra u shkaktuan nga fenomeni “batica e pranverës”.
Massive waves wrecked havoc across the southern coast of South Africa (video from Harold’s bay) yesterday as a result of spring high tide combining with storm surge – damage in many local coastline towns!
LSC/The weather Hooligan pic.twitter.com/zF7HVYj5tS
— Live Storm Chasers (@LiveStormChaser) September 17, 2023
Në rrjetet sociale janë publikuar momentet kur dallgët godasin zonat bregdetare të Afrikës së Jugut janë befasuese.
Në njërën prej videove dallgët thuajse “zhdukën” një restorant plazhi ndërsa në një video tjetër dallohen duke “pushtuar” me vrull një qytet plazhi.
Gordon’s Bay in Cape Town, South Africa#CapeTown #SouthAfrica #GordonsBay #flood #floods #flooding #waves #inondations #alagamentos #tormenta #storm #unwetter #CapeWeather #hurricanelee #ClimateEmergency #ClimateActionNow pic.twitter.com/GKrLZcsbII
— mishikasingh (@mishika_singh) September 17, 2023
Mes viktimave është një grua 93-vjeçare e cila u plagos kur u përfshi nga një dallgë që përfshiu një parking në bregun lindor të vendit.
Ujërat fshinë rrjetin hekurudhor, rrugët, ndërtesat duke marrë me vete makinat./abcnews.al