Tërbohen tifozët e Malmo: Veprim idiot, statuja e Ibrës s’ka më vlerë

schedule11:29 - 27 Nëntor, 2019

schedule 11:29 - 27 Nëntor, 2019

Teksa të gjithë po presin të mësojnë skuadrën e re të Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i njohur ka vendosur të blejë 25% të Hammarby, klub që garon në elitën e futbollit suedez. Hammarby e mbylli sezonin e fundit në vend të tretë dhe sezonin e ardhshëm do të konkurrojë në Europa League.

Qëllimi i 38-vjeçarit është ta kthejë këtë klub në më të mirin në Skandinavi, teksa thekson se nuk ekzistojnë limite se sa mund të rritet ky klub në të ardhmen. Një veprim i tillë është pritur keq nga tifozët e Malmo, klub në të cilin Ibra nisi karrierën.

Në klubin e njohur suedez i ngritën një statujë rreth një muaj më parë. Kaveh Hosseinpour, zëvendës presidenti i grupimit të tifozëve që mbështet Malmon ka reaguar në lidhje me këtë “tradhti” në një prononcim për Fotbollskanalen.

Deri tani nuk kam dëgjuar asnjë që të thotë që veprimi i Ibrës është i mirë. Të gjithë janë jashtëzakonisht kritikë. Disa janë zhgënjyer, disa ndihen të zemëruar, e të tjerë mendojnë se kjo gjë është një idiot. Nuk ndihemi aspak të lumtur dhe mendoj se Ibrës i ka humbur pak kontrolli.

Statuja që u ngrit në nderim të tij nuk ka më asnjë vlerë. Zlatan dëshiron që një tjetër klub të bëhet më i mirë se klubi që e bëri atë që është. Me këtë veprim kundërshton edhe qytetin e Malmos. Ekipi simbolizon shumë për qytetin dhe i bie që Ibra të ketë hapur ‘luftë’ me qytetin. Statujën e tij nuk e vlerëson më askush. Unë mendoj se Zlatan kujdeset për markën e tij dhe jo për markën e Hammarby“, përfundon Hosseinpour. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!