Tërbohen te Milani, Mino Raiola ka plan djallëzor për Donnarumma

schedule11:16 - 8 Shtator, 2020

schedule 11:16 - 8 Shtator, 2020

Gigio Donnarumma ka edhe një vit kontratë me Milanin, por kuqezinjtë po hezitojnë t’ia plotësojnë kërkesat financiare. Mino Raiola pa ua mat kokën me pe kuqezinjve, pasi synon që klienti i tij nga kontrata e re të përfitojë 10 milion euro në sezon.

Te Milani nuk mund t’ia ofrojnë këtë pagë. Ata kanë mbetur te 6 milion eurot (paga aktuale) dhe plani i tyre është që të shtojnë një bonus 1 milion euro nëse kuqezinjtë kualifikohen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Mino Raiola në krahun tjetër është i qetë, pasi nuk e ka problem të presë përfundimin e kontratës së portierit. Verën e ardhshme Donnarumma del lojtar i lirë dhe plani i menaxherit të njohur është ta transferojë te Juventusi.

Bardhezinjtë janë gati t’ia plotësojnë kërkesat ekonomike si dhe të japin komisione të mëdha për vetë Raiolën. Në fund humbet Milani, që nuk do të fitonte asnjë qindarkë për një nga portierët më të mirë në botë. /abcnews.al