“Tërbohen” femrat: 43 gola të shënuar, Vllaznia dhe Apolonia nuk përmbahen

schedule16:57 - 10 Qershor, 2020

schedule 16:57 - 10 Qershor, 2020

Janë zhvilluar sot ndeshjet e javës së 11-të të kampionatit për femra në futboll. Në pesë takimet e zhvilluara spikat fitorja e thellë e Apolonisë me rezultatin 17-0 ndaj Maliqit, ku protagoniste kryesore ishin Goro dhe Iljadhi, të cilat realizuan nga 5 gola secila.

Tirana AS mposhti me rezultatin 4-1 Juban Danjën, ndërsa Kinostudio regjistroi një tjetër rezultat të thellë, pasi mundi me shifrat 11-1 Dajtin. Teuta mposhti me vështirësi Bilisht Sportin 1-0.

Në takimin më të rëndësishëm të kësaj jave, Vllaznia triumfoi ndaj AAS me rezultatin 7-1 dhe vazhdon të kryesojë kampionatin me 33 pikë të grumbulluara pas 11 javësh. Në vendin e dytë renditet Apolonia me 28 pikë, që vazhdon të mbajë hapur garën për titull.

Kujtojmë se kjo ishte java e dytë e ndeshjeve të kampionatit për femra që u luajt pas rifillimit të kampionatit. Ndeshjet e javës së 10-të të luajtura të shtunën e kaluar (datë 6 qershor) ishin të parat që pas ndërprerjes së shkaktuar nga pandemia Covid-19. /fshf.org

Kampionati i Femrave / Java 11
Apolonia – Maliqi 17-0
KF Teuta – Bilisht Sport 1-0
Tirana AS – Juban Danja 4-1
Kinostudio – Dajti 11-1
Vllaznia – AAS 7-1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!