Tërbimi ndaj Ibrahimovic nuk ka kufi, shikoni ç’i bëjnë statujës së tij

schedule08:51 - 5 Janar, 2020

schedule 08:51 - 5 Janar, 2020

Zlatan Ibrahimovic i ka trazuar ujërat në Suedi, pasi vendosi të bëhej aksioner në klubin e Hammarby. Kjo nuk u prit mirë nga tifozët e Malmo, që disa herë u dëmtua. Këtë herë ia kanë arritur qëllimit dhe në orët e para të së dielës e kanë rrezuar në tokë.

Një fanellë e Suedisë shikohet mbi kokën e Ibrahimovic, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka mbajtur shënime. Ende nuk ka të dhënë për autorët e këtij akti vandal, por dyshimet shkojnë direkt tek ultrasit e Malmo.

Aftonbladet.se ka postuar një video dhe disa foto të statujës së Ibrahimovic, të rrëzuar. Mbetet të shihet si do të reagojë sulmuesi i Milanit, i cili më parë ka qenë pjesë e Malmo në Suedi dhe tashmë është kthyer në një nga më të urryerit. /abcnews.al

Foto të marra nga Aftonbladet.se (Foto: SUSANNA NYGREN DHE MIKAEL NILSSON)